
MBI KISHËN TONË
Mirësevini në kishën Fjala e Gjallë!
Ëndrra e Perëndisë që nga fillimi i krijimit ka qenë të pushojë, flasë, ecë dhe veprojë mes popullit të tij. Në dashurinë e Tij të madhe, dhuroi Jezus Krishtin të sakrifikojë jetën në kryq për këtë ëndërr. Sot, përmes Frymës së Shenjtë, kjo ëndërr mund të përjetohet realisht me anë të besimit.
Prandaj qëllimi ynë i zjarrtë është të krijojme dhe ruajmë një atmospherë lirie për manifestimin e Perëndisë së gjallë në mes nesh. Ne besojmë dhe dëshmojmë se në praninë e Tij njeriu gjen atë që vërtetë ka nevojë. Një Fjalë apo prekje e fuqisë së Tij ndryshon jetën e gjithkujt përgjithmonë.
Perëndia është i mire dhe mirësia e Tij zgjat përjetë. Ne besojme se kjo mirësi mund të shijohet në këtë jetë dhe në përjetësi përmes besimit në Fjalën e Tij të shenjtë. Kisha jonë ekziston për të ndihmuar të kuptohet dhe përjetohet ky realitet.
Gjithkush është i mirëpritur të bashkohet me ne!
Ne do të ndiheshim të nderuar t’ju mirëpresim dhe shërbejmë me jetën tonë!
Kisha “Fjala e Gjallë” është anëtare e Bashkësisë Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”.
MISIONI YNË
Vizioni & misioni ynë është të shikojmë Shqipërinë të thirret me emrin e Zotit Jezus dhe të ndikojë kombet për emrin e Tij
• Kisha është fara e Perëndisë e mbjellë për tu dhënë strehë të gjithë njerëzve në nevojë. Mateu 13:30-31.
• Kisha është strehë që të humburit të njohin dhe përjetojnë fuqinë shpëtuese të Perëndisë tashmë të siguruar përmes vdekjes, varrosjes dhe ringjalljes së Zotit tonë Jezus Krisht. Efe 2:4-8
• Misioni i kishës tone si gjymtyrë e pandarë e trupit të Krishtit është të jape kontributin e saj për të përcjellë atë masë hiri që i është besuar për ndërtimin, inkurajimin dhe unitetin e tij në Shqipëri dhe përtej. 1 Kor 12:12-31
• Misioni i kishës tonë është të predikojmë ungjillin jo me fjalë mbushamendëse, por me fuqinë dhe demostrim të fuqisë së Frymës së Shenjtë. Praktikisht përmes trajnimeve, fushatave ungjillizuese dhe mbjelljeve të kishave të reja në Shqipëri dhe përtej. Mark 16:15-18; Mat 28:19-20
