kishe ungjillore

Çfarë Besojmë?

Ne besojmë se Bibla është Fjala e frymëzuar, autoritare, e pakorruptuar e Perëndisë.

2 Tim. 3:16-17

Ne besojmë që është një Perëndi i përjetshëm në tre persona; Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

1 Gjon 5:6-8

Ne besojmë në Zotin Jezus Krisht si hyjni, në lindjen e tij përmes virgjëreshës Mari, në jetën e Tij pa mëkat, në mrekullitë e Tij, në vdekjen e tij në kryq për shfajësim nëpërmjet gjakut të Tij të derdhur, në ringjalljen e Tij fizike, në uljen e Tij në të djathtë të Atit, dhe në kthimin e Tij në fuqi dhe lavdi.

1 Kor. 15:3-4; i Pjetrit 2:18-24; John 3:16

Ne besojmë se për shpëtimin e mëkatarëve të humbur, rilindja përmes Frymës së Shenjtë është esenciale.

Rom 3:21-30; Gal. 4:4-7

Ne besojmë në pagëzimin me Frymën e Shenjtë dhe në manifestimin e dhuratave të Frymës në këtë kohë.

1 Kor 12; Luk 3:16; Vep. 1:8; Vep. 2:1-4

Ne besojmë në ringjalljen e të shpëtuarve për të jetuar përjetësinë me Perëndinë dhe në ringjalljen e të humburve për humbjen e tyre në dënim të përjetshëm larg Perëndisë.

Gjon 5:24, 28, 29

Ne besojmë se çlirimi nga sëmundjet është siguruar në shlyerjen e Kryqit, dhe është e drejtë e cdo besimtari.

Isa. 53:4, Mat. 8:16-17, Mark 16:18, Gjon 5:6-14, 1 Pjetrit 2:24

Ne besojme ardhjen e dytë të Zotit dhe Shpëtimtarit tone Jezus Krisht.

1 Thes. 4:13-18, Zbulesa. 22:20, Gjoni 14:3