
Informacione
Po afron 10 vjetori i Konferencës “Rizgjo Gjigantin brenda teje“.
Sa shume Hir, sa shume vaj prej së larti, sa shumë lutje, lot e britma gëzimi, sa shumë qytete të prekura nga mirësia e Tij në këto 10 vite besnikëri.
Këtë radhë vijmë krejtësisht ndryshe…
Të gjitha së bashku do mblidhemi nga cdo qytet i Shqipërisë dhe jashtë saj tek Stela Resort në datat 22-24 Tetor 2026
Kostoja, ku janë të përfshira ushqim dhe fjetje për ato ditë, është 4000 leke/person, nëse jeni grup (3+ persona) kushton 3500 leke/person.
Për të gjitha ato gra dhe vajza, që duan të jenë pjesë e takimeve të konferencës, por nuk munden të qëndrojnë me fjetje apo ushqim, janë të mirëpritura në cdo takim FALAS.
Sa shumë surpriza, dhurata, kohë në Praninë e Tij dhe me njera-tjetrën do kemi në ato ditë.
Regjistrimet janë të hapura deri në datën 30 Shtator.
Ju lutemi, plotësoni formën e regjistrimit, dhe ne do ju rikontaktojmë në numrin tuaj të telefonit për konfirmim dhe për cdo pyetje që mund të keni.
Ju mirëpresim, me shumë dashuri!
Kisha “Fjala e Gjallë”